Lajme
Tanja Fajon, zyrtarisht kryediplomate e re e Sllovenisë
Demokracia
12:01 | 02 Qershor 2022

Share:

Tanja Fajon ka pranuar sot detyrën si ministre e Jashtme e Sllovenisë, pas zgjedhjeve që u mbajtën muajin e kaluar.

Kryesuesja e socialdemokratëve ka marrë këtë pozitë pas koalicionit me Robert Golobin, kryetarin e Partisë së Lirisë, përcjell Demokracia.com.

Fajon më herët ka qenë raportuese e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Socialdemokratët e udhëhequr nga Tanja Fajon, në zgjedhjet e fundit në Slloveni kanë fituar 6.6 për qind të votave./Demokracia.com/

Të ngjashme