Werder Bremeni do të luajë në shtëpi përballë Wolfsburgut, shkruan Demokracia.com.
Në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga, Werder Bremeni është nikoqir i “Ujqërve”, shkruan Demokracia.com.
Para kësaj ndeshje, trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka thënë se ka bindje që ylli i Kosovës, Milot Rashica do të shënojë.
“Miloti ka shumë cilësi. Nuk ka rëndësi për të nëse shënon apo thjeshtë ndihmon ekipin. Kam një ndjenjë që ai do të shënojë të shtunën. Unë besoj në të”, deklaroi Kohfeldt para takimit.
Ndryshe, Milot Rashica do të jetë në grumbullimin e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, kundër Lituanisë (miqësore), Suedisë (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror) dhe Spanjës (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror). /Demokracia.com