Sport
Llapi zyrtarizon transferimin e talentit 20-vjeçar, nënshkruan kontratë trevjeçare
Demokracia
11:10 | 02 Qershor 2022

Share:

Llapi ka përforcuar radhët e veta në prag të ndeshjeve evropiane me talentit Sokol Kiqina.

Kiqina ka nënshkruar kontratë trevjeçare me fituesit e Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

20-vjeçari do t’i bashkohet ekipit “bardhekaltër” për përgatitje për garat evropiane në Ligën e Konferencës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit llapjan e cila e ka prezantuar futbollistin më të ri përmes një video.

“Sokol Kiqina hap një kapitull të ri në karrierën e tij duke u bërë pjesë e fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit. 20 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ne dhe do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet për garat evropiane të ‘Conference League”, thuhet në njoftimin e zyrtar të klubit.

Kiqina së fundmi ishte pjesë e Feronikelit./Demokracia.com/

Të ngjashme