Sport
Qipro – Kosova, kompania e basteve publikon kuotat e ndeshjes
Demokracia
10:31 | 02 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës sot e nis rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e drejtuar nga trajneri francez, Alain Giresse sfidohen nga Kombëtarja e Qipros në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Futbollistët e Kosovës konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj qipriotëve që synojnë befasinë.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.

Kosova është favorite me koeficient prej 2.05, barazimi vlen 3.30, kurse fitorja e vendasve me 3.75.

Sfida mes Qipros dhe Kosovës fillon nga ora 18:00./Demokracia.com/

Të ngjashme