Një burrë në gjendje të dehur e ka sulmuar gruan e tij në Gjakovë.
Policia njofton se viktima shtetase e Australisë ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Australisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.