Drita e ka prezantuar edhe përforcimin e katërt në merkaton e verës.
Florjan Smakiqi, portieri 23-vjeçar është përforcimi i radhës i Dritës në afatin kalimtar të verës.
Smakiqi ka nënshkruar kontratë trivjeçare me “bardhekaltrit”, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetet sociale.
“Mirësevjen Florjan. Klubi ynë, FC Drita ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi. Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Dritës.
Smakiqi së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në të kaluarën mbrojti ngjyrat edhe të Feronikelit./Demokracia.com/