Sport
Faza çerekfinale në Ligën e Evropës sjell përballje interesante, kryendeshja luhet në Amsterdam
Demokracia
13:36 | 19 Mars 2021

Share:

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.

Faza çerekfinale e garës së dytë më të madhe evropiane për klube do të sjellë përballje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.

Kryendeshja e kësaj faze do të luhet mes Ajaxit dhe Romës.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe mes Granadës dhe Manchester Unitedit.

Nga ana tjetër, Arsenali do të ketë punë me Slavia Pragën, kurse Dinamo Zagrebi me Villarealin. /Demokracia.com

Të ngjashme