Real Madridi e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e mesfushorit, Isco.
Los Blancos përmes një komunikate ka bërë të ditur largimin e reprezentuesit spanjoll nga klubi pas nëntë vjetësh, shkruan Demokracia.com.
“Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij të sinqertë për Francisco Alarcón (‘Isco’), i cili gjatë këtyre nëntë viteve që ka kaluar duke veshur fanellën tonë dhe duke mbrojtur stemën tonë është bërë një legjendë e klubit tone”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Real Madridit.
Comunicado Oficial: @isco_alarcon.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2022
Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 21 vjeç dhe gjatë kësaj periudhe në klub ai ka qenë pjesë e një epoke që do të mbetet në kujtesën e të gjithë madridistëve dhe tifozëve të futbollit.
Isco ka ngritur 19 trofe në një karrierë të shkëlqyer me ekipin madrilen: pesë Kupa Evropiane, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa të UEFA-s, tre tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe tre Superkupa të Spanjës.
Ai u emërua gjithashtu lojtari më i mirë i finales së Superkupës Evropiane 2017./Demokracia.com/