Lajme
Tjetër grup i afganëve niset për në ShBA nga Kosova
Demokracia
12:59 | 01 Qershor 2022

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka njoftuar se një tjetër grup afganësh është nisur të mërkurën në ShBA nga Kosova.

Kjo ndodhi pasi të njëjtit plotësuan të gjitha kërkesat mjekësore dhe ato të sigurisë.

Ambasada tha se falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë reja në ShBA.

Njëkohësisht, amabasada amerikane është shprehur falënderuar ndaj Kosovës.

“Pasi plotësuan të gjitha kërkesat e sigurisë dhe mjekësore, një grup tjetër afganësh u nis nga Kosova sot për në Shtetet e Bashkuara. Falë bujarisë së Kosovës, mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në Camp Liya/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të reja në ShBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Të ngjashme