Lajme
Ndahen 50 mijë euro për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Demokracia
12:36 | 01 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 50 mijë euro që t’i dalë në mbështetje shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së 81-të që po zhvillohet në Qeverinë e Kosovës.

Kurti tha se ndarja e mjeteve është me qëllimin e përkrahjes së kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi.

Të ngjashme