Kuriozitete
Nëntëvjeçarja në SHBA i mbijeton sulmit të leopardit
Demokracia
22:45 | 31 Maj 2022

Share:

Një vajzë 9-vjeçare i mbijetoi një sulmi me leopard derisa po endej në një shteg me dy miq derisa po bënin kamping në shtetin veriperëndimor të Washingtonit.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes pranë Fruitland Washington. Vajza luftoi me të derisa miqtë e saj vrapuan për të shpëtuar.

Të rriturit nxituan për ta ndihmuar derisa e gjetën 9-vjeçaren të mbuluar me gjak.

Siç bëhet e ditur ajo u transportua shpejt me helikopter në një spital, ku po shërohet pas operacionit për plagë të shumta në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Të tjerët e gjetën leopardin e ri mashkull dhe e vranë atë.

Zëdhënësja e Fish and Wildlife, Staci Lehman thotë se sulmet me leopard janë të rralla, derisa ishin vetëm dy viktima në shekullin e fundit në shtetin Washington.

“Në këtë rast, kjo vajzë e vogël nuk bëri asgjë të keqe”, tha ajo. “Kjo ndodhi kaq shpejt, dhe ajo nuk mund kishte bërë asgjë për ta parandaluar”. /Telegrafi

Të ngjashme