Sport
Klubi i Ferizajt falënderon Labinot Tahirin, pret ndihmë edhe nga aksionerët për t’u rikthyer fuqishëm
Demokracia
11:35 | 19 Mars 2021

Share:

Këngëtari i mirënjohur dhe humanisti kosovar, Labinot Tahiri i ka dalur në ndihmë klubit të Ferizajt.

Klubi futbollistik i Ferizajt është duke u përballur me një krizë të madhe financiare, shkruan Demokracia.com.

Futbollistët nuk kanë marrë paga që disa muaj, derisa kanë paralajmëruar se do t’i ndërprejnë garat.

Ndërkohë, Tahiri që njihet për humanizëm, ka ndihmuar klubin e vendlindjes së tij me tre mijë euro.

Pas kësaj ka reaguar klubi ferizajas, që ka falëndruar Tahirin derisa pret ndihmë edhe nga aksionerët e klubit.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4482275978456344&id=232272573456727&__cft__[0]=AZXtxBJu8sOlbfIiA_ukGVgGTPSpdfnY41EQq73OCSWQGhKDYta6uUTUzL9XLMfl1XSF2_tF60IymRE1EaFU7nSq2scN6DZJ87_3Zp7K75bS9nexEBF70sWhiYRwODIHfV0I9V7pnjSOCi0XplE4Lk7Cb4e_NhH3d_QLLZYb0t5qZfpWlgIxViNxlRU1krXnBPnrhBLx5CTWoWkPDdQetiJf&__tn__=%2CO%2CP-R

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

Klubi jonë falenderon Këngtarin e mirënjohur Ferizajas, Labinot Tahiri – Labi për ndihmën e ofruar për klubin tonë.
Gjithashtu edhe aksionerët e klubit pritët të ndihmojnë, që klubi ynë të kthehet fuqishëm“. /Demokracia.com

Të ngjashme