Lajme
Gjermania po armatoset: 100 miliardë euro për ushtrinë, kryesisht për avionë luftarakë
Demokracia
20:52 | 31 Maj 2022

Share:

Fondin special prej 100 miliardë eurosh që Gjermania planifikon të ndajë për rinovimin e ushtrisë do t’i takojë forcave ajrore, shkruan Demokracia.com.

Dokumenti, në të cilin Reuters kishte qasje, parashikon që 40.9 miliardë euro do të shpenzohen për zhvillimin dhe blerjen, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë të tipit Eurofighter dhe F35, si dhe ndërtimin e një sistemi të paralajmërimit të hershëm hapësinor.

Nga paratë e mbetura, 19.3 miliardë euro janë të destinuara për marinën, 16.6 miliardë euro të tjera për blerjen e anijeve dhe nëndetëseve të reja, si dhe zhvillimin e pasuesit të mjetit luftarak të këmbësorisë të tipit “Marderin”, thuhet në dokument. /Demokracia.com/

Të ngjashme