Sport
Deschamps merr lajmin e hidhur, largohet nga grumbullimi me Francën
Demokracia
20:03 | 31 Maj 2022

Share:

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është larguar nga grumbullimi i Francës për shkak të një lajmi të keq.

Babai i tij ka ndërruar jetë, lajmin e dha nëpërmjet një njoftimi Federata Franceze e Futbollit.

“Me pikëllim të madh kam dëgjuar për ndarjen nga jeta të babait të Didier këtë mëngjes. Didier shkoi për t’u bashkuar me të afërmit e tij dhe në këtë moment ka gjithë mbështetjen time”, tha presidenti i Federatës, Noel Le Graet, transmeton Demokracia.com.

Seancat stërvitore të së martës do të zhvillohen nga ndihmës trajneri Guy Stephan.

Franca përballet me Danimarkën në Stade de France të premten, e para nga katër ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve në 11 ditë, me dy ndeshje kundër Kroacisë dhe një kundër Austrisë./Demokracia.com/

Të ngjashme