Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar në mëngjesin e sotëm se Khabib Nurmagomedov është pensionuar zyrtarisht.
Pavarësisht zërave për një rikthim të mundësit rus, kjo duket se nuk do të ndodhë, shkruan Demokracia.com.
Në rrjetin social “Instagram”, White ka falënderuar Khabibin për karrierën e tij në UFC.
Nga ana tjetër, edhe Khabib ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke kërkuar mirëkuptim për vendimin e tij.
“Unë dua të falënderoj të gjithë, UFC, Dana White, babanë tij, ekipin tim dhe tifozët e mi. Shpresoj të pranoni vendimin tim dhe të më kuptoni”, ka shkruar Khabib.
Ndryshe, Khabib njoftoi largimin nga ky sport pas fitores ndaj Justin Gaethjes në tetor të vitit të kaluar. /Demokracia.com