Sport
Klubi i Ligës së Parë synon Superligën edicionin e ri, arrin marrëveshje me trajnerin dhe pesë lojtarë
Demokracia
18:44 | 31 Maj 2022

Share:

Klubi i Futbollit Drenasi ka paralajmëruar nga tash kundërshtarët se edicionin e ri do ta synojë Superligën e Kosovës.

Drenasi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin dhe pesë futbollistë, shkruan Demokracia.com.

Klubi drenicas nuk ka zbuluar emrat e tyre, ndërsa nëpërmjet një njoftimi kanë bërë të ditur se elita e futbollit kosovar është synimi i tyre.

Postimi i plotë:

Superliga e pashmangshme për KF Drenasin

Se Superliga është e pashmangshme për KF Drenasin tanimë nuk është në diskutim, sepse tani kemi arritur marrëveshje me trajnerin dhe 5 lojtarë të cilët janë të dëshmuar në klubet e tyre dhe tash e tutje do të bartin fanelën KF Drenasit. Synimet tona në sezonin e ardhshëm janë që të dëshmojmë së jemi klub i cili meriton të garojë në Superligën e Kosovës dhe për ndryshimet e mëdha dhe transferet cilësore do të ju informojmë në javët në vijim.

Puna, angazhimi, vizioni dhe pasioni për të qenë të suksesshëm është shumë i madh prandaj së shpejti do të njoftojmë sportdashësit për ndryshimet pozitive në klub./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025