Pllaka e Thibaut Courtois në “Wanda Metropolitano” është hequr nga ultrasët e Atletico Madridit pasi ai ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve.
30-vjeçari ishte një ikonë e tifozëve gjatë kohës së tij si i huazuar në Atletico nga Chelsea midis 2011-2014, përcjell Demokracia.com.
Ai u aktivizua në 154 ndeshje gjatë periudhës së tij trevjeçare, ku fitoi titullin e La Ligas, një Ligë të Evropës dhe Kupën e Mbretit së bashku me Superkupën e UEFA-s.
Për shkak të paraqitjes në më shumë se 100 ndeshje, Courtois u shpërblye me një pllakë jashtë stadiumit të tyre.
Por reprezentuesi belg tani është një figurë e papëlqyeshme në mesin e tifozëve të klubit pas kalimit të tij në Bernabeu në vitin 2018.
Dhe ai ka zemëruar më tej tifozët e Atleticos teksa përmendi humbjen e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Los Blancos në 2014, në të cilën ai luajti./Demokracia.com/