UEFA ka publikuar formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve.
Në fundjavën që shkoi, shtëpia e futbollit evropian e kompletoi përfundimit e këtij edicioni, me finalen që ishte në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit.
Mbretërit triumfuar 1-0 ndaj The Reds në “Stade de France” të Parisit, duke fituar kështu trofeun e 14-të në histori.
Tani, UEFA ka publikuar formacionin e këtij sezoni, derisa Antonio Rudiger, Kevin de Bruyne dhe Kylian Mbappe, janë lojtarët e vetëm që nuk ishin pjesë e finales.
Në portë është i vendosur Thibaut Courtois, derisa para tij janë Andy Robertson, Trent Alexander-Arnold, Virigil Van Dijk dhe gjermani.
Në mesfushë përkrah belgut janë Luka Modric dhe Fabinho, gjersa sulmi përveç francezit, gjenden edhe Vinicius Junior e Karim Benzema./Demokracia.com/