Sport
Fotografia skandaloze e Aleksandar Vuçiqit, reagojnë Robin Krasniqi dhe Florian Marku
Demokracia
10:06 | 19 Mars 2021

Share:

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq provokoi gjithë shqiptarët me një foto skandaloze.

Në rrjetin social “Instagram”, Vuçiq vendosi hartën e Kosovës, derisa brenda saj flamurin e Serbisë, raporton Demokracia.com.

Padyshim, kjo bëri që gjithë shqiptarët të reagojnë.

Në mesin e shumë njerëzve që reaguan në postimin e Vuçiqit ishin edhe boksierët shqiptarë, Robin Krasniqi dhe Florian Marku.

Në hapësirën për komente, Krasniqi shkroi: “Kosova (zemër) Shqipëria”.

Ndërkaq, në anën tjetër, Marku vendosi të komentojë duke ia shkruar disa flamuj të Shqipërisë. /Demokracia.com

Të ngjashme