Sport
Tragjike/ Gjendet e vdekur gruaja e ish-futbollistit të Chelseas, ishte vetëm 31 vjeçare
Demokracia
10:23 | 31 Maj 2022

Share:

Një lajm i dhimbshëm ka ardhur nga Australia, ku ka ndërruar jetë tragjikisht bashkëshortja e Ulysses Davila, ish-futbollist i Chelseat.

“Jemi të pikëlluar nga informacioni se Lily, gruaja e Ulysses Davila, ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë natës”, thuhet në njoftimin e MacArthur, klubit të tij aktual, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave në Australi, ende nuk dihet shkaku i vdekjes dhe nuk ka pasur indikacione se Lily ka ndonjë problem shëndetësor. Ata kanë qenë jashtëzakonisht aktivë në rrjetet sociale, por nuk kanë pasur asnjë postim në 14 ditët e fundit.

Davila ishte anëtar i Chelseat dhjetë vjet më parë, kur klubi i famshëm e mori atë nga Guadalajara e Meksikës. Sidoqoftë, ai nuk mori një shans të vërtetë në Londër, por shkoi në huazim te Vitesse, Sabadell, Cordoba, Tenerife, Setubal. Lily dhe Davila kanë një djalë dy vjeç. /Demokracia.com

Të ngjashme