Twitter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gjobitur me 150 milionë dollarë, pasi u akuzua se kishte përdorur të dhënat e përdoruesve për të ndihmuar në shitjen e reklamave të sponzoruara.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe Departamenti i Drejtësisë thonë se Twitter ka shkelur një marrëveshje që kishte me rregullatorët, shkruan BBC.
Twitter ishte zotuar se nuk do të jepte informacione personale, si numrat e telefonit dhe adresat elektronike, për reklamuesit.
Hetuesit federalë thonë se kompania ka shkelur këto rregulla.
Twitter ishte gjobitur me 400,000 paund edhe në dhjetor të vitit 2020, për shkeljen e rregullave të privatësisë së të dhënave GDPR të Evropës.