Ministrat e Qeverisë Kurti nuk kanë të ndalur me huqje nëpër rrjete sociale. Pas huqjeve të njëpasnjëshme të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, një të tillë sot e bëri edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Rizvanolli ka postuar në Twitter, duke e ngatërruar edhe vetë shefin e saj me dikë tjetër, raporton Demokracia.com.
Rizvanolli ka shkruar se së bashku me kryeministrin Albin Kurti morën pjesën në një takim, ku u bisedua për energjinë, megjithatë ajo kishte etiketuar dikë tjetër në postimin e saj.
Më pas Rizvanolli e ka ripostuar të edituar postimin e saj. /Demokracia.com/