Radio Televizioni i Kosovës, i cili numëron rreth 800 punëtorë, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 171 mijë euro për shërbime me lajme ndërkombëtare.
Sipas tenderit të publikuar në Prokurimin Publik, kontratën e kanë fituar “Reuters News & Media Ltd”.
Ky konzorcium ka fituar hiq më pak se 171 mijë e 450 euro për shërbime ndaj televizionit publik, derisa vlera e përgjithshme e kontratës ishte 172 mijë euro.
Sipas tenderit, kontrata me “Reuters News & Media Ltd” është valide për 36 muaj apo 3 vite.
Kjo kontratë, sipas KRPP-së mes RTK-së dhe “Reuters News & Media Ltd” është nënshkruar sot, 30 maj 2022.
RTK ka kohë që nuk kishte nënshkruar kontratë me ndonjë medium të huaj për lajme ndërkombëtare./Demokracia.com/