Lajme
Haxhiu pas dështimit të futjes në rend dite të Ligjit për Trustin: Pushteti po ushtron presion mbi deputetët
Demokracia
17:02 | 30 Maj 2022

Share:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit.

E lidhur me dështimin e seancës ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjësi e pushtetit, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Ndër të tjera ai ka shkruar se kishte paralajmëruar me parë se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin duke ushtruar presion mbi deputetët.

Postimi i plotë në Facebook:

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjësi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Dhe kjo po ndodh!/Demokracia.com/

Të ngjashme