Lajme
Identifikohet nga policia vajza që e theri me thikë 15-vjeçarin në Obiliq
Demokracia
16:14 | 30 Maj 2022

Share:

Një 15 vjeçar është therur me thikë në Obiliq.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai theksoi se se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën që ka therur 15 vjeçarin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.

Tutje ai shtoi se lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet e nevojshme nga Policia dhe Prokuroria.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuarën, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thënë Borovci.

Të ngjashme