Sport
Mourinho: Jam më shumë se i mërzitur, kam respekt për karrierën time, kjo nuk duhej të ndodhte
Demokracia
22:39 | 18 Mars 2021

Share:

Tottenhami sot ka pësuar një nga humbjet më të mëdha në histori të saj.

Skuadra londineze u eliminua nga Liga e Europës nga Dinamo Zagreb, derisa trajneri, Jose Mourinho u shpreh jashtëzakonisht i mërzitur pas kësaj.

Dinamo Zagrebi fitoi 3:2 në rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve.

Trajneri portugez theksoi se ekipi kroat deri edhe gjak në fushë për të arritur kualifikimin.

“Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes ishte një skuadër që luajti dhe bëri gjithçka. Lanë gjithçka në fushë, djersë, energji, gjak dhe në fund lot gëzimi. Ekipit tim nuk iu duk një ndeshje e rëndësishme kjo, për asnjërin prej tyre. Por për mua ishte sepse unë kam respekt për karrierën tim dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Besoj se për çdo tifozë të Tottenhamit kjo vlen. Nuk është e mjaftueshme të them se ndihem i mërzitur sepse ajo që ndjejë brenda e kalon mërzinë” theksoi Mourinho. /Demokracia.com

Të ngjashme