Llapi ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për ndeshjet e garave evropiane që do t’i luajë në shtëpi.
Fituesit e Kupës së Kosovës do të marrin pjesë në garat evropiane për edicionin e dytë radhazi, shkruan Demokracia.com.
Llapjanët tashmë kanë nisur përgatitjen e terrenit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në mënyrë që fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme për ndeshjet me kundërshtarët evropianë.
“Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të edicionit 2021/22, Arena “Zahir Pajaziti“ fillon të bëhet gati për ndeshjet evropiane që K.F. Llapi pritet t’i zhvilloj si vendas”.
“Eksperti i fushave sportive, Yusuf Igit që mbikëqyr Arenën “Zahir Pajaziti”, i ndihmuar edhe nga stafi përcjellës i kompanisë NNSH “BATATINA”, ka nisur me kohë procesin e të gjitha përgatitjeve që kjo fushë të jetë në gjendjen më të mirë për ndeshjet evropiane që K.F. Llapi i nis nga muaji korrik”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të Llapit./Demokracia.com/