Sonte po luhen katër ndeshjet e Ligës së Europës të vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Padyshim vëmendja më e madhe është në “San Sior”, aty ku luhet ndeshja mes Milanit dhe Manchester United.
Kuqezinjtë në ndeshjen e parë në Angli, treguan një performancë shumë të mirë, duke marrë një barazim 1-1 që mund t’i ndihmojë shumë për kualifikimin.
Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin më tej.
Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Rangers po luan në shtëpi me Slavia Praga, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Ajaxi sfidon në transfertë Young Boys ndërsa Villarealli pret në shtëpi Dinamon e Kievit.
Më poshte keni rezultatet e pjesëve të para. /Demokracia.com