Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit.
Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është arritur pajtimi që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, të hënën e ardhshme, do të vendoset për seancën e re, shkruan Demokracia.com.
Tahiri tha se të hënën e ardhshme po ashtu do të caktohet për seancën në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.
“Meqenëse kryesia nuk kishte kuroum që të përcaktojë seancat e radhës u dakorduam që vazhdimi i seancë ta kemi ditën e hënë dhe do ta përcaktojmë edhe rëndin e ditës, ku do të trajtohet çështja e trustit që t’iu jepet e drejta qytetarëve të kenë të drejta në këto mjete. Kemi pësuar rritje çmimesh në secilin produkt. Dhe konsiderojmë që kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme. U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e ardhshme, do ta përcaktojmë rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, tha ai.
Ai tha se çmimet janë rritur deri në 35 për qind, dhe duhet të lejohet tërheqja e Trustit.
“Tërheqja e mjeteve të Trustit është kërkesë e qytetarëve, dhe opozita do ta përkrahë një gjë të tillë që qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar nga Trusti”, tha ai.
Ai tha se shpreson që VV dhe partnerët e koalicionit të reflektojnë pasi çmimet janë rritur.
Kurse, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se mbledhja dështoi në mungesë të kuorumit.
“Sapo mbajtëm mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, fatkeqësisht edhe kjo mbledhje dështoi në mungesë të kuorumit. Në rendin e ditës nuk ishte Trusti dhe fatkeqëissht nuk mund të kemi senacë të re dhe nuk mund ta trajtojmë këtë cështje. Ajo që dua të them në emër të AAK është që ne kemi bërë një nismë legjislative dhe lidhet me projektligjin për ndryshimin e skemave pensioanle.”, tha Tahiri i AAK-së.
Tahiri tha se problem thelbësor në raport me logjikën e qeverisë qëndron se apriori i thonë jo për gjithçka që vjen prej opozitës.
“Presim që të propozohet ndonjë ide në mënyrë që trusti të kalojë, qeveria nuk asnjë lloj vizioni në raport me pozitën e qytetarëv edhe nuk ka asnjë politikë active në lidhje me kërkesën e kontributdhënëvse. Argumenti se trusti ndikon në politikat makrofiskale është gabim. Sa i përket inflacionit prapë është gabim i jashtëzakonshëm që e bënë ministri i financave. Një kohë u fshehfshin mas UNMIk tash po fshihen mas FMN.”, tha ai.
Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka konfirmuar se partia e tyre është kundër tërheqjes së Trustit.
Rrustemi ka thënë se qëndrimi i partisë rreth kësaj çështje dihet.
“Nuk ka asnjë ndryshim, është përgjigja nga ministri dhe deputetët”, ka deklaruar ai, shkruan Reporteri.net.
Kur është pyetur nëse do të rrinë në sallë deputetët e VV-së kur do të diskutohet për Trustin, ai ka thënë se nuk mund të flas për veprimet e kolegëve të tij./ Demokracia.com/