Lajme
Shqipëria me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, Kosova e dyta
Demokracia
08:25 | 30 Maj 2022

Share:

Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje.

Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale.

Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. /Euronews Albania/

Të ngjashme