Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Lebanë të Prishtinës, ku një kamionetë shihet të ketë dalur nga shiriti i udhës, duke u rrokullisur në ara.
Ky aksident mund të jetë shkaktuar si pasojë e rrugës së lagësht, pasi që gjatë ditës ka pasur të reshura, shkruan Klan Kosova.
Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.