Auto&Tech
Hapet parku i parë ‘Super Mario World’
Demokracia
20:20 | 18 Mars 2021
Foto Reuters

Share:

Një park me temë kushtuar lojës së famshme ‘Super Mario World’ të Nintendos është hapur në Japoni, gati një vit pas datës që ishte menduar të hapej.

Super Nintendo World – i cili kushtoi rreth 500 milionë dollarë për t’u ndërtuar duhej të hapej verën e kaluar por u vonua nga pandemia e koronavirusit.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimeve vetëm vizitorë nga Japonia mund të vizitojnë parkun, gjithmonë duke mbajtur maska dhe duke respektuar masat e sigurisë, shkruan Demokracia.com

Super Nintendo World

Parku është modeluar në nivelet e lojërave Mario të Nintendos, e cila u lançua për herë të parë në vitin 1985 dhe ndoqi aventurat e një hidrauliku dhe vëllait të tij, dhe vizitorët do të kenë mundësi të luajnë këto lojëra.

Tre parqe të tjera ‘Super Nintendo World’ po ndërtohen në Universal Studios në LA, Orlando dhe në Singapor. /Demokracia.com/

Riders at Super Nintendo World

Të ngjashme