Në një ceremoni pa prani të Hysni Gucatit i cili gjendet në Hagë, u bë të shtunën varrimi i babait të tij, Avdullah Gucatit.
83 vjeçari, vdiç të premten e u varros të shtunën në fshatin Morinë të Skenderajt.
Në emër të OVL-UÇK-së, ngushëllime shprehu Faton Klinaku.
Ndërsa, nuk ka informacione nëse Hysni Gucati pas dënimit që mori, do të lejohet përkohësisht nga Gjykata Speciale, në pritjet që do të bëhen për ngushëllime.
Ish-kreu i Organizatës së veteranëve, ishte liruar përkohësisht dy javë më parë, kur në spitalin e Mitrovicës, babai i tij, tashmë i ndjer, ishte në gjendja të rëndë shëndetësore.