Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare. Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.
Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”.