Edhe nxënësit e shkollës fillore dijnë ta bëjnë dallimin me supës, gjellës, dhe supit, apo krahut të njeriut. Por për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, këto të dyja janë të ngjajshme.
Të paktën, kështu duket në një postim të publikuar me gabime drejtëshkrimore në rrjetin social Facebook nga vetë ajo, përcjell Demokracia.com.
“Supë me Supë si malet tona, me Ministren Mirela Kumbaro Furxhi, 13 Kryetarë të Bashkive e Komunave, me 16 Tour Operatorē, sot në Prishtinë e nesër në Valbonë”, ka shkruar ajo fillimisht në Facebook.
Duke marrë parasysh se thuajse secili e di gabimin në këtë fjali, siç duket dikush e ka lajmëruar Hajdarin dhe ajo e ka përditësuar pas pak kohe shkrimin, duke e përmirësuar fjalën “supë” me “krah”.
“Krahë për krahë si malet tona, me Ministren Mirela Kumbaro Furxhi, 13 Kryetarë të Bashkive e Komunave, me 16 Tour Operatorē, sot në Prishtinë e nesër në Valbonë”, thuhet në postimin e përmirësuar të Hajdarit.
Ky nuk është gabimi i vetëm i Hajdarit në këtë postim, pasi që vlen të theksohet se ajo thuajse secilën fjalë e ka nisur me shkronjë të madhe.
Kjo huqje e Hajdarit, ngjason me ato të Donika Gërvalla – Schwarz, kryediplomates e cila së fundi i ka befasuar të gjithë, pasi që është tërhequr pak nga diplomacia digjitale./Demokracia.com/