Lajme
“Operacioni më i vështirë”, policia e Ukrainës evakuon 31 banorë nga një qytet lindor
Demokracia
22:53 | 27 Maj 2022

Share:

Policia e Ukrainës ka evakuar 31 banorë, përfshirë 13 fëmijë të qytetit lindor të Ukrainës, Lysychansk, në atë që zyrtari i lartë rajonal e përshkruan si një nga “evakuimet më të vështira” në ditët e fundit.

Kreu rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai thotë se oficerët fillimisht u dërguan për të evakuuar shtatë persona, të cilët më parë kishin rënë dakord të largoheshin, por, pas disa orësh përfunduan duke marrë 31 banorë.

Haidai thotë gjithashtu se një automjet që dërgoi ndihma humanitare në Lysychansk u dëmtua për shkak të luftimeve në zonë.

Forcat ruse kanë avancuar ngadalë në qytetet binjake Lysychansk dhe Severodonetsk. Zyrtarët lokalë thonë se dy të tretat e Severodonetsk tani janë të rrethuar.

Të ngjashme