Lajme
VIDEO| Kievi thotë se ka rrëzuar një avion luftarak rus mbi Kherson
Demokracia
19:33 | 27 Maj 2022

Share:

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se një avion luftarak ukrainas MiG-29 rrëzoi një rus Su-35 mbi rajonin Kherson.

“Sot, 27 maj, rreth orës 14:00, një avion luftarak MiG-29 i Forcave Ajrore të Ukrainës rrëzoi një avion luftarak rus Su-35 mbi rajonin Kherson, i cili po ndiqte avionët luftarakë ukrainas”, thanë në një deklaratë Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Kievi ka publikuar gjithashtu edhe momentin e shpërthimit. Këshilltari i presidentit ukrainas Mikhail Pontoliak pretendon se Rusia po përdor “armë më të rënda jo-bërthamore” kundër Ukrainës dhe u bën thirrje vendeve partnere që t’i ofrojnë Kievit raketahedhës të shumtë.

Të ngjashme