Llapi ka arritur dje një tjetër sukses të madh në histori të skuadrës duke e fituar për herë të dytë rresht Kupën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Llapi në finale e mposhti Dritën me rezultat 2:1 për ta përmbyllur kështu suksesshëm një vit, derisa tash do të mendojë vetëm për prezantim në arenën ndërkombëtare.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ditën e sotme e ka nisur me kafe dhe nën shoqëri të Kupës së Kosovës dhe atë në restorantin Llapi.
“Kafen e mëngjesit se bashku me ,Presidentin ne restoran llapi dhe në arenen “Zahir Pajaziti” duke u ndje i lumtur që jemi pjes e epokes së historis së llapit ⚪️?⚽️⚽️????(?)(?) Vazhdojmë fuqishum të pregaditemi për garat ,Evropiane”, ka shkruar Batatina. /Demokracia.com