Lajme
Viola von Cramon të hënën në Serbi, flet me Vuçiqin për dialogun me Kosovën
Demokracia
21:22 | 26 Maj 2022

Share:

Eurodeputetja Viola von Cramon, pritet ta vizitojë Beogradin të hënën, me ç’rast do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta “Danas” të enjten.

Disa nga temat që pritet të diskutohen në këtë takim, sipas gazetës serbe, janë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, procesi i integrimit, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, si dhe çështjet energjetike.

Ky takim do të jetë i pari zyrtar mes Von Cramonit dhe Vuçiqit.

Von Cramon, e cila është anëtare e të Gjelbërve Evropianë, shumë shpesh ka kritikuar situatën në Serbi, veçanërisht për fushën e demokracisë dhe të sundimit të ligjit.

 

Të ngjashme