Sport
Tifozët hedhin mjete piroteknike në fushë, ndërpritet ndeshja në “Fadil Vokrri”
Demokracia
20:33 | 26 Maj 2022

Share:

Drita e Llapi po ndeshen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Llapi ka shënuar një supergol përmes brazilianit Rivera që ka realizuar një eurogol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 1:0.

Tifozët pas këtij goli sikur janë zgjuar derisa kanë hedhur mjete prioteknike në fushë duke bërë që gjyqtari Besfort Kasumi të ndërprejë për pak minuta ndeshjen e cila pas pak kohe ka rinisur normalisht. /Demokracia.com

Të ngjashme