Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Phillip Kosnett.
Me ambasadorin amerikan, Hoxhaj tha se ka diskutuar lidhur me zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë për rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.
Hoxhaj tha se Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership.
“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Welcomed @USAmbKosovo to PDK HQ to discuss the current internal political developments in #Kosovo w/ emphasis on election results and formation of the new institutions. Kosovo needs stability and leadership. pic.twitter.com/QSgZF9A6Rc
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 18, 2021