E gjithë vëmendja e futbolldashësve kosovar do të jetë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Drita dhe Llapi do të ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës me fillim nga ora 20:00, raporton Demokracia.com.
Interesimi për këtë sfidë është jashtëzakonisht i lartë e që pritet të ketë numër të madh të tifozëve nga dyja anët.
Ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit për këtë sfidë, ndeshja do të transmetohet pa pagesë në Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar vetë televizioni në fjalë.
Skuadra gjilanase do të kërkojë ta rikthej në Gjilan trofeun e Kupës që i mungon tash e 20 vjet.
Llapi në taborin tjetër synon ta mbrojë trofeun, për faktin se edhe edicionin e kaluar triumfuan për herë të parë në Kupë./Demokracia.com/