Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez hedhin poshtë thashethemet për ndarjen
Disa ditë pasi në media qarkulluan thashetheme se JLo po ndahej nga i fejuari ata u panë duke u përqafuar me njëri tjetrin.
Alex Rodriguez vendosi të shkonte në Republikën Domenikane, ku e fejuara e tij po qëndronte për arsye pune, me qëllim që të përmirësonte raportet mes tyre.
Një burim i afërt i çiftit tregoi se ata kishin vendosur t’i jepnin lidhjes së tyre një shans të dytë.
Ata u panë duke shijuar shoqërinë e njëri tjetrit dhe duke shpërndarë puthje, që do të thotë se ata kanë zgjidhur problemet e tyre. /Demokracia.com/