Seanca plenare e Kuvendit është përcjellur me polemika mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetëve të partive opozitare.
Derisa po fliste për rritjen e energjisë e vendimin e gjykatës, ministri Murati tha se nuk i përzihen ZRrE-së, derisa e citoi deputeten Bajrami “pse s’po e rritni për të gjithë ka pak”.
E kjo ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.
‘’Për dallim nga ju, ne nuk përzihemi në punë të rregullatorit. Tash nëse ju keni kërku që rritja të mos bëhet veç për të pasurit, është deputetja Bajrami që thotë pse s’po e rritni për të gjithë ka pak’’, tha ai. /Demokracia.com/