Lajme
Gërvalla nuk shkon në Kuvend, deputetët detyrohen t’ia dërgojnë pyetjet me shkrim
Demokracia
11:29 | 26 Maj 2022

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po mund t’i parashtrojnë pyetje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pasi ajo nuk po shkon në seancat e Kuvendit.

Në dy seancat e fundit, ministrja Gërvalla nuk ishte prezentë në Kuvend, kësisoj deputetët nuk mund t’i parashtronin pyetjet e tyre.

Ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, që kishte një pyetje për ministren, por meqë ajo nuk ishte në sallë deputeti tha se do t’ia dërgojë pyetjet me shkrim.

“Është hera e dytë që ministrja Gërvalla nuk gjendet në seancë, do ja dërgojë pyetjen me shkrim”, ka thënë Quni.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arjana Musliu-Shoshi donte të parashtronte pyetje për Gërvallën. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme