Sonte do të zhvillohet finalja e “play-off”-it në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Yllit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndërkaq, një incident ka ndodhur në vendin ku po blehen biletat për ndeshjen e sontme.
Nga turma e madhe e tifozëve, janë krijuar tollovi.
E për këtë arsye, policia ka përdorur sprej për të larguar turmën nga vendi./Demokracia.com/