Lajme
“S’ke ardhë me vajtu këtu”, Haxhiu i kundërpërgjigjet ashpër Muratit
Demokracia
11:14 | 26 Maj 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë sot në seancën plenare se Ministri i Financave Hekuran Murati, do të duhet të jap zgjidhje, e jo të vajtojë.

Ai ka thënë se me ligjin për pagën minimale, kanë bërë diskriminim ndaj të verbërve.

“Ministri i financave do të duhej të vijë të japë zgjidhje e jo të vajtojë këtu. Ke problem me pavarësi. Te ligji për pagë minimale ke bo diskriminim te të verbëritë”, ka thënë ai.

Ky reagim i Haxhiut erdhi pasi ministri Murati tha se Qeveria ka vendosur për tërë vitin të rritet buxheti për 30 për qind për rastet e familjeve sociale.

“Në muajin prill kishim dyfishim të pagesës. Ne si Qeveri që dy herë tentojmë ta kalojmë në Kuvend marrëveshjen për skemat sociale por nga PDK-ja e LDK-ja refuzohet. Kur po flasim se kush ka nevojë me së shumti, ju po refuzoni. Pastaj është paga minimale të cilën ju gjithashtu e keni refuzuar. Njëjtë do të veproni edhe me Ligjin e pagave. Do ta sjellim dhe sërish ju do ta refuzoni. Ne e kemi sjell ligjin për pagën minimale në kuvend, dhe çka bëhet lëshohet salla, nuk votohet. Kërkesa juaj ka qenë të mos rritet për ata që shpenzojnë për të gjithë. Ju kërkoni që rritja të bëhet për të gjithë, në mënyrë që të ankoheni pastaj se qeveria ngriti çmimet”, ka thënë Murati./Demokracia.com/

Të ngjashme