Sport
Momenti kur Mourinho “shpërtheu” në lot pas triumfit në Tiranë, tregon të ardhmen e tij me Romën
Demokracia
09:29 | 26 Maj 2022

Share:

Roma është fituese e trofeut të Ligës së Konferencës në edicionin e parë të kësaj gare madhore evropiane.

Skuadra romake është përballur mbrëmë në finalen e kësaj gare me holandezët e Feyenoordit, shkruan Demokracia.com.

Finalja e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, përkatësisht në “Air Albania” i takoi Romës 1:0.

Jose Morinho është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes, teksa shpërtheu edhe në lot.

“Jam shumë i emocionuar, ka shumë gjëra tani në kokën time”, tha fillimisht portugezi.

Tutje, Mourinho zbuloi se do të mbetet te Roma edhe për edicionin e ardhshëm.

“Do të refuzoj çdo propozim. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë si trajner i Romës”, deklaroi 59-vjeçari.

Kjo ishte finalja e parë e një gare evropiane që mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë./Demokracia.com/

Të ngjashme