Kabineti federal në Gjermai ka diskutuar sot për mandatin e trupave ushtarake në KFOR, duke rekomanduar që të zgjatet deri në fund të qershorit të vitit 2023.
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë përmes një komunikate për media, ka thënë se qëndrimi i trupave gjermane në Kosovë duhet të vazhdojë, përcjell Demokracia.com.
“KFOR-i është dislokimi më i gjatë i Bundeswehr-it deri më tani dhe kjo duhet të vazhdojë. Kabineti federal diskutoi sot zgjatjen e mandatit deri në fund të qershorit 2023”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se vendimin, duhet ta miratojë Bundestagu gjerman, përcjell Demokracia.com.
Ndryshe, forcat e armatosura të Gjermanisë janë prezente në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999.
Aktualisht KFOR-i ka rreth 3 mijë e 400 ushtarë dhe 80 prej tyre janë nga Gjermania./Demokracia.com/