Sport
Legjenda Francesco Totti mbërrin në Tiranë, dalin pamjet e para
Demokracia
15:46 | 25 Maj 2022

Share:

Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti ka zbarkuar në Tiranë, ashtu siç pritej.

Kapiteni legjendar i Romës do t’i qëndrojë afër klubit të tij të zemrës, të cilin nuk e tradhtoi asnjëherë gjatë karrierës së tij.

Legjenda italiane ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar në mesditën e sotme pak orë para finales së Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.

Mediat shqiptare kanë publikuar pamjet e Tottit në kryeqendrën shqiptare. /Demokracia.com/

Të ngjashme